Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, e përgënjeshtëroi zëdhënësin e OBRM-PDUKM-sësë se si kryetar i komunës e ka paguar shoqatën e tij të avokatëve për shërbime konsultante dhe tha se me gënjeshtra dhe manipulime partia opozitare e shpreh mungesën e ideve.
Shilegov në konferencën për shtyp tha se Qyteti i Shkupit dhe ai si kryetar nuk kanë lidhur kurrfarë marrëveshje, asnjë denar nga arka e qytetit, tha ai, nuk ka hyrë në shoqatën e tij të avokatëve.
“OBRM-PDUKM-ja me gënjeshtra dhe manipulime tregon mungesë të ideve dhe se të qarta janë druarja dhe pafuqia që të përgjigjen në politikat e reja të qytetit, të cilat po bëhen gjatë tre viteve të fundit dhe rezultatet e të cilave janë të dukshme dhe mirë të pranuara nga qytetarët”, tha Shilegov.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...