Shërbimet Sekret maqedonase formojnë partinë e re “Uniteti” ?

00:18 | 4 Tetor 2015
Gita

Një pjesëtar i lartë i shërbimit sekret maqedonas i nacionalitetit shqiptar, nga media të ndryshme vendase po përmendet si personi kyç dhe një nga themeluesit kryesor të partisë më të re shqiptare “Uniteti’, e cila u promovua sot.

Në media u përmend se bëhet fjalë për Muhamet Ismailin, agjent i shërbimit inteligjent nën kompetencat e presidentit të shtetit Gjogji Ivanov.
Agjencia e lajmeve “Zhurnal”, investigoi të kaluarën dhe prejardhjen e tij dhe erdhi deri tek informacionet se personi në fjalë është me prejardhje nga fshati Gushicë e Kumanovës.

Pas vitit 2001, mëson Zhurnal, ai ishte angazhuar si inspektor i lartë në Agjencinë për Siguri dhe kundërzbulim të Maqedonisë. Për shkak të mbështetjes nga disa individë brenda BDI-së, ai emërohet edhe në postin e zëvendësdrejtorit në këtë drejtori”, mëson Zhurnal.

Burime tona thonë se: “Gjatë gjithë kohës në këtë institucion të lartë shtetëror i cili merret me sigurinë e shtetit, personi në fjalë asnjëherë nuk ka parandaluar aktivitete të cilat ishin orientuar në dëm të shqiptareve.

Personi në fjalë para disa muajsh u shkarkua nga posti që mbante nga ana e presidenti Gjorgji Ivanov.

Për shkak të kësaj dhe për qëllime personale, personi në fjalë ishte njeri ndër iniciatorët kryesor që të formojnë partinë e re me emrin ”Uniteti”, gjithsesi me ndihmën e kolegëve të tij nga shërbimet sekrete.

Vet platforma e partisë së re që edhe zyrtarisht u promovua sot që paraqitet me karakter qytetar, e jo etnik, nënkupton se në këtë parti do të jenë të përfshirë edhe një grup i madhe i maqedonasve dhe të etniteteve tjera”, thekson burimi për Zhurnal.

Ndryshe disa muaj më parë Zhurnal alarmoi se shërbimi sekret maqedonas do të formon një parti të re shqiptare e cila do te jetë me një koncept qytetare ku të gjithë qytetarët pa dallime etnike dhe fetare do të mund të anëtarësohen.

Ndryshe, në Maqedoni deri më tani organizimi politik dhe dalje në votime bëhet në baza etnike. Por tani shërbimi sekret maqedonas po dikton një rregull të re, që përmes disa zyrtarëve të lartë të një partie të shkakton një amulli të madhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

Në linjë të kësaj teze shkon edhe deklarata e ish ministrit të MPB-së, Pavle Trajanov i cili në një prononcim publik pati thënë se shërbimet sekrete maqedonase në raste të caktuara ku kanë konstatuar se interesat e tyre rrezikohen nga ndonjë subjekt politik shqiptar, kanë iniciuar dhe financuar formimin e subjekteve të reja shqiptare, me qëllimin e vetëm dobësimin e një subjekti të caktuar shqiptar duke shpërndarë votat shqiptare në më tepër subjekte politike.

Mediat në gjuhë shqipe, sot shkruan se edhe pse “Uniteti” po paraqitet si një parti e krijuar nga disa ish funksionare te pakënaqur të BDI-së, po të njëjtën ditë u vërtetuan edhe dyshimet se kreator i kësaj partie ështe Muhamet Ismaili, agjent i shërbimit inteligjent nën kompetencat e presidentit Gjogji Ivanov.

Agjencia e lartpërmendur kohëve të fundit është përmendur se si përmes personave të punësuar të saj shqiptarë ka qenë e infiltruar në skenarin famëkeq të rastit të Kumanovës, ndërsa sot, Muhamed Ismaili në paraqitjen e partisë “Uniteti” tentoi që të mos eksponohet, foto aparatet e mediave e fokusuan në prapavijë duke tentuar për të ikur tinëzisht.

download

Shpërndaje në rrjete sociale