Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se nuk mund të besojë faktin që ende nuk ka gjykim për organizatorët e 27 prillit.
“Kur e shoh se nuk ka gjykim për organizatorët kryesorë, nevozohem. Cili është dënimi, jo vetëm për ata që hynë në Kuvend për ta na vrarë, por edhe për ata që i kanë bindur, kanë organizuar dhe ua kanë paraqitur se dhuna është legjitime”, tha Sheqerinska.
Ajo theksoi se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski nuk dëshiron të dalë nga huja e kryetarit të mëhershëm të kësaj partie, Nikolla Gruevski.
“Votuam për rkyetar të KSHZ-së, e di se deputetëve u ktheheshin duart kur votuan. Por ne dëshmuam se jemi më ndryshe dhe se respektojmë ligjin. Ai test i OBRM-PDUKM-së dëshmoi se asgjë s’ka ndryshuar”, tha Sheqerinska./Telegrafi/
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...
Veteranët e UÇK-së me kritika ndaj Qeverisë dhe Policisë së ...
Xhiro e fundit e Bundesligës: tri ekipe me pikë të barabarta...
Haxhiu: Alush Gashi dha kontribut të çmuar në shtetndërtimin...
Konjufca: I hidhur lajmi për humbjen e intelektualit Alush G...