Zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska në emisionin e djeshëm në ‘Samo Vistina’ në Kanal 5 vërtetoi se është personazhi i tretë nga prapa në takim me ish-kryeprokuroren speciale Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski në shtëpinë e tij.
Ministrja Sheqerinska tha se me Janevën dhe Boki 13 kanë biseduar për atë se si nuk mund të ketë ndryshime në Ligjin për Prokurori Publike dhe se nuk e ka parë se ku po i incizon në atë moment.
“Bisedonim për një temë aktuale në atë kohë, dhe kjo ishte pse nuk mund të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike”, tha Sheqerinska.
Ajo shtoi se edhe më herët është takuar me Janevën dhe Jovanovskit, por edhe nga opozita maqedonase vazhdimisht kanë takime me pronar të mediave.
Ndryshe, Jovanovski dhe Janeva ishin protagonistë të aferës ‘Haraçi, dhe të dy u dënuan me 9 dhe 7 vite burg.

Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt