Nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Sheqerinska sot kishte takim me qytetarët e Strugës.
Sheqerinska e shoqëruar me kryetaren e LSDM-së në Strugë, Sonja Stojkoska, anëtari i LSDM-së në Strugë, Gjoko Tanasoski, koordinatori i grupit kuvendar të LSDM-së dhe deputeti Jovan Mitreski dhe anëtarë tjerë të partisë morën pjesë në takim me qytetarët e Strugës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sheqerinska theksoi se këtë vit janë bërë investime të drejtpërdrejta prej 625 milionë eurove që është katër herë më shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe se janë hapur 50.000 vende të punës me paga minimale dhe mesatare më të mëdha.
“Punët nisën nga zeroja, nisi ekonomia që për dy tremujore rritet për tre përqind, po lëvizë çështjet drejt BE-së dhe NATO-s dhe ajo që qytetarët e presin drejtësi përkatësisht të ketë përgjegjësi për ata që kanë kryer krime dhe kjo duhet të ndodhë për shkak se nuk duhet të ketë kompromis me drejtësinë”, tha Sheqerinska.
Banorët e Hajvalisë prej ditësh me ndërprerje të rrymës, ank...
BE-ja heq dorë nga ndalimi i motorëve me djegie nga 2035
VV prezanton zotimet, Sallahu: Planprogrami më i mirë i qeve...
Haradinaj: Pati skeptikë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës,...
Angli- Trafik emigrantësh dhe kokaine, shqiptari Ibrahim Sol...
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, temë dorëzimi i materialev...