Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinksa në konferencë për shtyp përmendi rëndësinë e lajmit të sotëm, bisedimet me BE-në, si lajm dytë pozitiv, pas anëtarësimit në NATO.
“Personalisht jam e kënaqur nga dy epizodat kyçe për vendin tonë. Kjo javë është javë e suksesit, anëtarësim në NATO dhe nisja e bisedimeve me BE-në, janë dy ngjarje historike për Maqedoninë e Veriut”, tha Sheqerinska, njofton telegrafi maqedoni.
OBRM-PDUKMja sipas Sheqerinskës, vazhdon me retorikën e saj të njohur si në kohë krize si në suksese.
“Në vend të ndihmës dhe lëvdatave, partia opozitare vazhdon të punojë më gënjeshtra. As ndihmojnë me coronavirusin, as urojnë për suksesin e nisjes së bisedimeve”, tha Sheqerinska duke shtuar se OBRM-PDUKM vetëm se po humb kohën me gënjeshtra dhe me të pavërteta.
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë