Ministrja e mbrojtjes në Maqedoni, Radmila Shekerinska edhe një herë ka folur për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017, duke thënë se është duke u nervozuar se pse nuk ka ende dënime për organizatorët e dhunës në Kuvend.
“Nervozohem se pse nuk ka ende dënime për ata që i bindën dhunuesit të futen në Kuvend dhe të na rrezikojnë jetën. Mosdënimi do të thotë se legjitimohet dhuna në Kuvend” tha mes tjerash Shekerinska në TV21.
OBRM-PDUKM-ja duhet të del para popullit dhe të kërkojë falje për nismën e tyre që vendi të futet në luftë qytetare, përfundoi Shekerinska.
Përndryshe Shekerinska ka qenë e dhunuar në Kuvend ku njëri nga dhunuesit në Kuvend e kapi për flokësh, ndërsa një tjetër e goditi me këmbët e kamerës së Kuvendit. /Telegrafi/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...