Shefi i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të mbajë konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Siç njofton MPJ, Osmani do të raportojë para mediave dhe opinionit për aktivitetet në dy vitet e para të mandatit të tij (2020-2022) si shef i diplomacisë.
Ndër aktivitetet që pritet të përmendet nga Osmani, është dhe arritja e marrëveshjes me shtetin bullgar, me ç’rast u miratua dhe propozimi francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Kujtojmë se punën e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, opozita maqedonase e ka cilësuar si politikë tradhëtare sepse po bën kompromise dhe marrëveshje duke vendosur në pikëpyetje identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase./telegrafi/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve