Ministri federal për Evropën, Integrimin dhe Punë të Jashtme të Republikës së Austrisë, Aleksandar Shalenberg, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup.
Siç bën të ditur MPJ, Shalenberg do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe më pas dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp.
Në suaza të vizitës në vend, shefi i diplomacisë austriake do të pritet edhe nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Në takimet pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme politike dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë, si dhe perspektivat evropiane të vendit tonë. Gjithashtu do të shkëmbehen edhe mendime për bashkëpunim rajonal, gjendja në EJL dhe çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, shtohet në kumtesën e MPJ-së.
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...