Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka përshëndetur vendimin e Këshillit të BE-së që të propozojë plan për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019.
Në komunikatën e DASH për AIM, thuhet se plani i BE-së varet nga progresi i mëtejshëm në fusha të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi i Këshillit konfirmon hapat që dy vendet kanë bërë në zbatimin e reformave, për të arritur standardet e BE-së”, thonë nga DASH.
Ata më tej shtojnë se si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-të do ta ndihmojnë Qeverinë për suksese dhe për integrim të vendit në organizatat euroatlantike.
SHBA gjithashtu ka përshëndetur marrëveshjen për emrin me Greqinë, duke shtuar se ky akt historik forcon sigurinë rajonale, prosperitetin dhe të ardhmen evropiane të të dy vendeve.
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...
Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për in...
Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha koh...
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...