Ambasada e SHBA-së në Shkup përmes një deklaratë ka këshilluar qytetarët e saj në Maqedoni të jenë tejet vigjilent, dhe t’i ndjekin mediat lokale si dhe njoftimet e Ambasadës.
“Ambasada e SHBA në Shkup i fton qytetarët e saj që jetojnë në Republikën e Maqedonisë të jenë veçanërisht të kujdesshëm gjatë festave fetare, në festivale të mëdha apo ngjarje. Terroristët në rajon më parë kanë pasur tentime për sulme ndaj objektivave të lehta, duke përfshirë kishat apo vende të tjera religioze, qendrat tregtare, arena sportive, sallat e koncerteve dhe tubimeve publike”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.
Për rrezukin e një sulmi të mundshëm terrorist, dje ka alarmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila njoftoi se ka rritur masat e sigurisë gjatë festave.
SHBA paralajmëron amerikanët nga terrorizmi i mundshëm edhe në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Tetovasot.
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...