Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, në konferencën e sotme për shtyp në raportin për 100 ditët e para njoftoi një administratë më profesionale duke e riorganizuar atë dhe ulur numrin e të punësuarve.
Duke u përgjigjur një pyetjet e gazetarëve, Shaqiri sqaroi se zv. kryeministri i parë Artan Grubi rriti pagat e punonjësve të administratës vetëm në Ministrinë për Sistem Politik të cilët ndërkohë morën diploma të arsimit të lartë.
“Kjo është për të mirëpritur, por tani për tani është vetëm në ministrinë e tij. Ministritë e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë, por së pari ata duhet të planifikojnë një vend në organizatën strukturore me kualifikimet e reja, siç bëri Ministria për Sistem Politik”, tha Shaqiri.
Ulja e numrit të të punësuarve në sektorin publik, tha ai, është një angazhim i Qeverisë për një mandat katër-vjeçar.
“Jemi në fazën fillestare të riorganizimit ose raportin e parë për riorganizimin e organeve të shërbimit civil ku kuptohet që pas fazës së parë të kemi një fazë të dytë dhe do të kemi institucione që do të optimizohen, ulje institucionesh, kompetencash”, tha Shaqiri./Telegrafi/
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...