Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes, për të diskutuar mbi aktivitetet aktuale dhe gjendjen e arsimit, thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe planet e ardhshme për zhvillimin e sistemit arsimor kombëtar.
Sipas Ministrisë, Shaqiri e njoftoi ambasadoren Byrnes për gjendjen e çështjeve lidhur me procesin e digjitalizimit të arsimit, si dhe zbatimin e reformave në arsimin fillor, duke falënderuar qeverinë dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmën e deritanishme dhe mbështetjen për realizimin e trendeve botërore në shkollat e vendit.
Shaqiri theksoi se Shtetet e Bashkuara janë partner i rëndësishëm në realizimin e disa projekteve të rëndësishme që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i realizon me agjencitë qeveritare amerikane, si dhe me Korpusin e Paqes, i cili për më shumë se dy dekada, tha ai, po punon me sukses në projekte që ndihmojnë në zhvillimin e komuniteteve në tokë.
Ambasadorja amerikane, Byrnes, theksoi se populli dhe qeveria amerikane janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha segmentet e zhvillimit të sistemit arsimor në Maqedoni, duke theksuar se mbështetja do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/
Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...