Ushtruesi detyrës Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni reis Ulema Shaqir Fetahu nga sot zyrtarisht udhëheq institucionin.
Në deklaratë për media Fetahu theksoi se Bashkësia Fetare Islame ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri, i cili është i rëndësishëm për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Të nderuar besimtarë! Ky institucion është ngritur nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për të artikuluar zërin e besimtarit mysliman. Që nga fillimi e deri më sot ka qenë promovues i edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, i besës, mikpritjes, bujarisë, harmonisë dhe bashkëjetesës etnike dhe fetare në vend. Fryma e besimit i mëson njeriut që të jetë respektues me të tjerët, pranues i të ndryshmes, dhe të jetë bashkëpunues me qëllimin e përbashkët për zhvillimin e shoqërisë, emancipimin, integrimin dhe edukimin e saj. Bashkësia Fetare Islame në RMV, në aktivitetin e saj institucional ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri që do të jetë një faktor i rëndësishëm për stabilizimin dhe zhvillimin e Bashkësisë Fetare Islame, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit social, edukativ dhe moral të këtij nënqielli”, tha Fetahu.
Më herët, ish-kreu BFI-së Sulejman Rexhepi në deklaratë me shkrim tha se jep dorëheqje nga pozita e tij dhe tha se është gati të përgjigjet para Zotit dhe para ligjit. Sulejman Rexhepi ka qenë udhëheqësi fetar islam në vend për gati 30 vjet./alsat
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit