Regjistrimi është statistika më masive, më e gjerë, më e besueshme, dhe në asnjë rast operacion politik, i cili paraqet indikatorë të rëndësishëm për gjendjen në të cilën ndodhet populli, deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.
Ajo shtoi se si ministri që në fokusin e saj kanë grupet më të rrezikuara të qytetarëve, fëmijët, punëtorët, pensionistët, personat me aftësi të veçanta, kanë nevojë për regjistrim të organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostatit.
“Kurse, në bazë të dhënave që do të fitohen nga regjistrimi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qeveria do të mund t’i ndërtojnë politikat dhe strategjitë e ardhshme të cilët do të mundësojnë përgjigje efektive ndaj nevojave të qytetarëve”.
“Nga përgjigja në pyetjen se cila është struktura e popullsisë së shtyrë në moshë, varen nga politika jonë për zgjerimin e kapaciteteve të institucioneve parashkollorëve, për ndërtimin e shtëpive e të moshuarve”, ka deklaruar Jagoda Shahpaska.
“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...