Qeveria e Maqedonisë së Veriut me anë të një komunikate, përcjell SHENJA, ka njoftuar qytetarët e vendit se për shkak përkeqësimit të gjendjes me koronavirusin në rajon dhe numrit të madh të rasteve, hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë nuk do të lejohet pa testin PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë nga momenti i hyrjes në këto shtet.
“Mundësia për hyrje të shtetasve të Maqedonisë në Kosovë pa testin PCR mbetet, por Qeveria apelon deri tek qytetarët që të mos udhëtojnë jashtë vendit nëse nuk kanë nevojë për këtë. Qeveria dhe autoritetet shëndetësore, në përputhje me situatën e re e krijuar epidemiologjike në rajon, në ditët në vijim do të rishqyrtojë vendimin për hyrje të shtetasve të Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës në Maqedoninë e e Veriut pa PCR testin”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raporton SHENJA.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...