Deri më tani në Serbi janë kryer teste të koronavirusit te 160 persona. Megjithatë deri më tani Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se 19 persona janë prekur me virusin vdekjeprurës.
Që nga ora 20:00 e deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm, janë testuar mostrat e gjakut të 9 personave nga të cilët një ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Deri më tani në Institutin “Torlak” janë kryer testet e mostrave të gjakut të 160 persona. Në anën tjetër qeveria e Serbisë, ka ndaluar mbrëmë tubimet në hapësira të mbyllura ku marrin pjesë më shumë se 100 persona.
Gjithashtu sot do të mbyllen pikalimet kufitare në drejtim të Bosnjë dhe Hercegovinës. E tëra kjo po bëhet me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.
Kujtojmë që Serbia ua ka ndaluar hyrjen të huajve që vijnë nga Italia, Kina, Koreja e Jugut, Irani dhe Zvicera. Poashtu janë anuluar të gjitha ekskursionet e nxënësve.
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës