Një grup i veprimit i përbërë nga mjekë profesionistë, shkencëtare dhe ushtarakë thuhet se i kanë bërë një kërkesë Ministrisë serbe të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit, që të mundësojë hetimin e mbi pasojat e bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999.
Sipas tyre njerëzit që jetojnë pranë ndërtesave ku kanë ndodhur bombardimet janë duke vuajtur nga gjendja e rëndë shëndetësore, për shkak të ndotjes nga radiaktiviteti, transmeton portali arbresh.info
Në veçanti, Prof. Danica Grujicic, kreu i departamentit të neurokirurgjisë në Qendrën Klinike të Serbisë, ngriti çështjen e kancerit, sëmundjeve autoimune dhe infertilitetit.
“Në të kaluarën, në mënyrë të përsëritur publiku është vënë në dukje se toka ishte e ndotur në vendet ku është zhvilluar luftë dhe ne do të mbështesin iniciativën e nisur që do të hetojë mbi ndotjen radioaktive”, tha ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Goran Trivan, cituar nga transmetuesi i Radio Televizionit të Serbisë.
Sipas RTS-së, materialet e mbledhura nga grupi hulumtues do të shërbejnë si bazë për të ngritur një padi kundër 19 shteteve anëtarë të NATO-s që morrën pjesë në ofensivë./arbresh.info/
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan
Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth...