Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç gjatë një takimi me ambasadorin e Japonisë në Beograd, Giunzi Marujam, tha se vizita e kryeministrit Shinzo Abe, është e një rëndësie historike.
Gjatë takimit, Brnabiç theksoi se Serbia dhe Japonia kanë një traditë të gjatë të marrëdhënieve të mira, shkruan “B92”, transmeton portali arbresh.info
Brnabiç vuri në dukje se Serbia është shumë e interesuar për investimet japoneze të fushën e industrisë, automobilave, kimikateve, farmacisë, IT-së dhe investimeve të bujqësisë, mbrojtjes së mjedisit dhe turizmit.
Marujama theksoi se vizita e Shinzo Abe në Serbi, do të jetë një mundësi për të përmisuar bashkëpunimin mes dy vendeve.
Vizita e kryeministrit të Japonisë në Beograd pritet të ndodhë me 15 janar./arbresh.info/
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...
Presidenti iranian: Delegacioni ynë do të negociojë me guxim...
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...