Dy pilotë të Serbisë kanë humbur jetën sot nga përplasja e aeroplanit të tyre afër Beogradit, ka njoftuar Ministria e mbrojtjes e Serbisë.
Shkaku i përplasjes së këtij aeroplani ushtarak, që ndodhi afro 50 kilometra në jugperëndimit të kryeqytetit Beograd, nuk është i njohur dhe zyrtarët tashmë i kanë filluar hetimet, raporton agjnecia AFP.
Aeroplani i tipit Super Galeb G-4, shfrytëzohej për fluturime ushtarake dhe për misione stërvitore.
Prej vitit 2006, ky është aeroplani i gjashtë ushtarak në Serbi që rrëzohet, me ç’rast janë vrarë 6 vetë, përfshirë pesë pilotë.
Në vitin 2015, katër anëtarë të ekuipazhit, dy punëtorë shëndetësorë dhe një fëmijë, u vranë kur një helikopter ushtarak i Serbisë u rrëzua afër Beogradit. Ky helikopter po e barte një fëmijë 5 vjeçar për trajtim urgjent mjekësor.
Ky ishte incidenti më vdekjeprurës i këtij lloji në Serbi në gati 20 vitet e fundit./REL
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...
I jepet lamtumira e fundit Isuf Selmanajt
Digjet një veturë në Gjakovë, s’ka të lënduar
Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin
Presidenti Begaj: Le të forcojmë harmoninë dhe tolerancën në...