Shteti, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria duhet që menjëherë, me guxim dhe pa kompromis të vënë në dispozicion të gjitha objektet shëndetësore për trajtimin e pacientëve, për të përcaktuar çmimet për trajtim dhe testime në institucionet private shëndetësore, tha ish-Ministri i Shëndetësisë, Imer Selmani për “TV 24”.
Sipas tij, kapacitetet duhet të ishin vendosur më fuqishëm nën një komandë.
Në vend që të negociojë me pronarët e institucioneve private, Selmani thotë se duhet të marrë vendime të guximshme dhe pa kompromis.
“Tani, nëse bëjmë pazar, mund të mos biem dakord, ndërsa njerëzit po vdesin”, tha Selmani. Ai thotë se 100 shtretërit që Filipçe ra dakord me spitalet private janë shumë pak, për atë çka na pret me një numër kaq të madh të njerëzve të infektuar.
Sipas tij, situata ende nuk është plotësisht jashtë kontrollit, por ai thotë se do të ndodhë nëse personeli mjekësor fillon të heqë dorë nga kjo betejë me coronavirusin.
Ai thotë se shteti duhet të vendosë një çmim për testimin dhe të vendosë çmimet maksimale për testet, ndërsa shërbimet shëndetësore në privat duhet të jenë sipas një liste të standardizuar çmimesh.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...