Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një deklaratë për Makfaks tha se për momentin nuk kanë vendosur se si do të reagojnë në Kuvend, gjegjësisht partia e tij a do të merr pjesë në punën e Kuvendit.
Në lidhje me atë se a do të votojnë për propozimet e reja për plotësimin e kabinetit qeveritar, mes të cilave është edhe Ministria e Shëndetësisë, Sela nuk dha përgjigje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të shohim si do të veprojmë. Nëse ka diçka shtesë do të dalim në konferencë për shtyp dhe do të përgjigjemi në gjithçka. Deri tani nuk kemi qëndrim”, tha Sela.
Mbrëmë Ziadin Sela në takimin qendror të partisë që u mbajt në Gostivar, tha se pret takim të ri me Zoran Zaevin që të flasin për kushtet për mbetjen e tyre në koalicion./Telegrafi/
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...