Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela pas takimit me përfaqësuesit e OEMVP-së, tha se deri sa po skadon afati i 48 orëve të ofertës së Aleancës, ende nuk ka përgjigje as nga Lëvizja Besa as nga Alternativa për koalicion të mundshëm parazgjedhor.
“Në fakt 48 orët e ofertës që unë kam bërë , nisin dhe kalojnë për nja një orë. Deri në momentin që flasim nuk kam asnjë përgjigje nga asnjërit subjekt,shpresoj që të kemi. Aleanca po bën gjithçka që të kemi koalicion. Oferta jonë është koalicion trepalësh, besoj që brenda këtij momenti të ndodhë diçka dhe të shkojmë në koalicion siç i thoni ju, trepalësh. Por.. me rënësi është koalicioni me opozitarin e vërtetë dhe të përhershëm…qytetarët”-pohoi mes tjerash Sela./alsat
Ndjekje si në filma në Vlorë, vetura me drejtues 14-vjeçarin...
Përzgjedhësi i Turqisë: Kosova na vuri në telashe, ata kanë ...
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ...