Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka dorëzuar shtëpinë e tij si kaucion për lirimin e Albdulfetah Alimit nga fshati Orizare e Komunës së Likovës.
Alimi, heroi që shpëtoi Selën më 27 prill natën e përgjakshme të Parlamentit, vitin e kaluar, gjendet në paraburgim nën akuzë për terrorizëm, ndërsa pala mbrojtëse e tij ka dorëzuar tashmë dokumentin zyrtar shtëpinë e Selës në Livadhi të Strugës si garancion për mbrojtje në liri të Alimit. Dokumenti është noterizuar dhe firmosur nga vet Sela para tre ditësh, ndërsa nesër Gjykata e Apelit pritet të sjell vendim nëse Alimi do mbrohet apo jo në liri.
Alimi deri më 27 prill ishte i punësuar si sigurim i Parlamentit, por për shkak të dyshimeve për “mos veprim” ai u pezullua nga MPB për t’u emëruar më pas nga ana e Zijadin Selës si sigurim i tij personal. Për veprën “cenim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë” përveç Abdylfeta Alimit dyshohen edhe 33 persona të tjerë, shumica prej tyre në paraburgim, përfshi edhe tre deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Ljuben Arnudov si dhe ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov bashkë me organizatorët e protestave, agjentët e DSK-së dhe të dyshuar tjerë. Pjesa më e madhe e të akuzuarve, që të gjithë maqedonas, tashmë mbrohen në lirimi, ndërsa Alimi vazhdon të qëndrojë në paraburgim. /koha.mk

Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...