Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një deklaratë për Makfaks tha se i ndjek hetimet e Prokurorisë Themelore dhe se pret se cili do të jetë rezultati i tyre.
Sela shtoi se pas përfundimit të hetimeve, ai do të fillojë të dorëzojë padi private, por nuk zbuloi konkretisht se kë do të padisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prokuroria Themelore akoma po bën hetime, pasi të përfundojnë ato, unë do të dorëzojë padi private”, tha Ziadin Sela.
Në pyetjen se nëse paditë do të jenë edhe për personat të cilët i hapën dyert e Kuvendit, ai nuk u përgjigj konkretisht, por nuk përjashtoi mundësinë e kësaj.
Përndryshe, pesë persona të akuzuar për sulmin ndaj Selës me kërkesë të prokurorit publik janë arrestuar. Ndërsa deputetët Krsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski të cilët në inçizime shihen se hapin dyert e Kuvendit, akoma nuk janë ftuar në Prokurori.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...