Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela e ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij për kryeministër të ri të Republikës së Kosovës.
“Zgjedhja juaj për Kryeministër të Kosovës dhe e Qeverisë suaj padyshim që është institucionalizimi i verditktit që shqiptarët e Kosovës që votuan për ndryshimin duke ju besuar juve. Shqiptarët e Kosovës tani më kanë një Kryeministër dhe një Qeveri të merituar e cila me hapa më të shpejt do të vazhdojë me shtetndërtimit e Kosovës, për të mirën e qytetarëve drejt zhvillimit ekonomik, instalimit të shteteti të së drejtës dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.
Zgjedhja Juaj për Kryeministër të Kosovës nga shumica e votuesve kosovar, është një shpresë për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ashtu si gjithë shqiptarët kudo në botë, e kanë ndjekur me interes të madh procesin e ndryshimit të skenës politike në Kosovë, sepse Kosova dhe shqiptarët e Kosovës gjithmonë kanë qenë model i rezistencës dhe ndryshimit”, shkruan Sela në Facebook.
Kurtin e ka uruar edhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi.
“Drejtësia vonon, por nuk harron. Pas një ndërprerjeje që iu bë qeverisjes Kurti 1, sonte Albin Kurti u kthye në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovë, për të përdëftuar se vullneti i popullit ngadhënjen gjithnjë mbi pengesat e përkohshme e të panatyrshme”, shkruan Gashi.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...