Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot janë paralajmëruar vazhdime të pesë seancave: e 11-ta, e 12-ta, e 13-ta, e 15-ta dhe e 22-ta.
Pikat e mbetura nga rendi i ditës të seancës së 11-të janë propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për kulturë, për regjistrim të pagesave me para në dorë, për mbrojtje nga pirja e duhanit, për siguri të qarkullimit në rrugë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, ndërsa Propozim vendimi për vërtetimin e numrit të nënkryetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë është pika e vetme në seancën e 12-të.
Në vazhdimin e seancës së 13-të janë Propozim ligji për tregti në tregje të gjelbra, me procedurë të shkurtuar, si dhe interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e opozitares VMRO-DPMNE.
Në kuadër të vazhdimit të seancës së 15-të, deputetët duhet të debatojnë rreth Propozim ligjit për ndërprerje të validitetit të Ligjit për artistin e kombit të Republikës së Maqedonisë, në lexim të parë, si dhe Propozim ligjin për dhënie të bonove me vlerë – vauçerë, gjithashtu në lexim të parë, me propozim të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.
Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për Këshillin gjyqësor të RM-së dhe për mbrojtjen e dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për ndërprerje të validitetit të Ligjit për vërtetimin e fakteve dhe ngritjen e procedurave për vërtetimin e përgjegjësisë për gjykatësit, gjithashtu me procedurë të shkurtuar janë pikat e vetme të mbetura në rend dite të seancës së 22-të të Kuvendit./Gazeta Express/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...