Gjykimi për të akuzuarit për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, do të vazhdojë më 16 prill.
Në seancën e sotme që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan tre dëshmitarë edhe atë: kryetari i Kuvendit Talat Xhaaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas përfundimit të seancës, Kiracovski tha se 27 prilli do të mbetet si datë e zezë që nga pavarësimi i Maqedonisë.
Kiracovski tha se një pjesë e të akuzuarve që sot kanë qenë të pranishëm në gjykatë i ka njohur dhe shtoi se ata kanë kryer vepra të rënda për shëndetin e deputetët dhe të tjerëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvend më 27 prill.
Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë