Për sot është paraparë që të mbahet seanca e dytë për gjykimin e vrasjes së vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliu.
Seanca e parë u mbajt një javë më parë ku u dëgjuan dëshmitë e dëgjuan nëna e Almirit, Mixhevere Kasumi, si dhe dëshmitarët e palës mbrojtëse Bojan Iliq dhe Tanja Dimkovska.
Nënë e Almirit, Mixheverja, javën e kaluar në seancë, kërkoi që vrasësi i birit të saj të dënohet me burgim maksimal, njofton Gazeta Express.
“Vrasja ka qenë e qëllimshme, sepse po të ishte e paqëllimshme nuk do të kërkoja asgjë. Por, ai ka pasur qëllim që jo vetëm birin, por gjithë familjen të na shtyp me veturë, prandaj kërkoj që ai të dënohet maksimalisht. Përveç që ma mori djalin Almirin, edhe dy fëmijët e tjerë nuk mund të shkojnë në shkollë, pasi kanë frikë të dalin në rrugë”, ka deklaruar Mixhevere Kasumi, nëna e Almirit të vogël para një jave.
Në anën tjetër një numër i madh njerëzish ishin mbledhur para gjykatës Themelore të Kumanovës që t’i jepnin përkrahje familjes Aliu. Qindra qytetarë të organizuar nga Organizata joqeveritare “Zani”, bënë të ditur se do të jenë prezent në çdo seancë në mënyrë që ta mbeshtesin këtë familje. Gjithashtu ata thanë se kjo protestë nuk ka për qëllim që ti bëjnë presion organeve të drejtësisë.
Gjithashtu pala mbrojëtse ka ngritur padi kundër 3 personave, Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Samir Demiri, për kryerje të veprës penale “dhunë”. Ndërkaq, seanca e ardhshme është shtyrë për më datë 28 të këtij muaji.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...