Gjykata Penale sot në Shkup ka shpallur aktgjykimin për lëndën e Prokurorisë Speciale “Trust”.
I dyshuari kryesor në këtë lëndë Sead Koçan, u dënua me gjashtë vite burg, i akuzuari i dytë Vasilije Aviroviq me tre vite, ndërsa të tjerët u liruan nga akuza, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjykata Penale gjithashtu ka vendosur që t’i konfiskojë pasurinë prej 17 milionë eurove, të cilat do të kthehen në buxhetin e shtetit.
Gjykatësja tha se gjatë marrjes së vendimit nga gjykatësit janë analizuar të gjitha provat dhe janë marrë parasysh rrethanat gjatë kryerjes së veprës.
Në këtë lëndë Sead Koçan dhe dy persona tjerë fizik dhe tre juridik akuzohen se kanë krijuar partneritet dhe me dokumente të falsifikuara kanë fituar tender nga kompania shtetërore ELEM, me vlerë prej 17 milionë eurove.
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...
Ngarkohet sistemi, vijnë reduktimet e rrymës
Rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime, Elezi: Po zbatohen dy ...
U raportua se u përshkroi ilaçe të kafshëve fëmijëve autikë,...