Mbështetje të grevës së Sidnikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dha edhe drejtorja e Konfederatës Evropiane të Sindikatës së Arsimit, Suzan Kloken e cila në konferencën e sotme për shtyp theksoi se SASHk është pjesë e rëndësishme në mesin e 127 organizatave.
Ajo theksoi se paraqesin zërin e rreth 11 milionë mësimdhënësish në Evropë dhe se ka ardhur të solidarizohet me SASHK dhe kërkesat e tyre për standard më të lartë dhe për paga më të larta.
Kloken theksoi edhe rolin e mësimdhënësve në sigurimin e qasjes në arsim në kohë pandemie.
“Ata meritojnë respektin tonë, meritojnë më shumë se sa vetëm fjalë. Arsimi është më shumë se vetëm arsim. Arsimi është përgatitje e gjeneratave të ardhshme. Arsimi cilësor është bazë e shoqërisë. Qëndrojmë me kolegët në luftën e tyre për të drejtat e tyre”, tha Kloken.
Ajo theksoi se takim do të ketë edhe me ministrin Jeton Shaqiri nga ku do t’ia kumtojë kërkesat e SASHK./Telegrafi/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...