Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të bëjë ribalancim të buxhetit për të siguruar para për rritje 10% të pagave në arsim.
Nga Qeveria thonë se është formuar një grup pune nga ministrat kompetentë për të nisur procesin për negociata për marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese dhe për metodologji për rritje të vazhdueshme të pagave në sektorin publik.
Qeveria e ka ftuar SASHK-un që të pranojnë ofertën prej 10 për qind rritje të pagave, por sindikata ende është duke e shqyrtuar këtë.
Sindikata në seancën e sotme do të shqyrtojë konkluzionet dhe do të deklarohet, por ndërkohë greva do të vazhdojë.
Ndryshe, greva në arsim filloi javën e kaluar, me çka punonjësit në arsim kërkojnë rritje të pagave./Alsat.mk/
Mblidhet Komisioni për Buxhet, një nga pikat edhe projektlig...
“Fitore historike”, Ambasada e ShBA’së uron Kosovën për ndes...
Rubio flet me kryeministrin e Irakut për naftën dhe sulmet i...
Murati: Të hënën miratohet shpërblimi prej 500 mijë eurosh p...
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve