Në suaza të kontrolleve të shtuara të policisë dje në Shkup janë sanksionuar 528 shoferë.
“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara aksionare në fushën e komunikacionit. Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 528 gjoba, mes të cilave 56 masa për automjete të parregulluara teknike dhe të paregjistruara, 56 për vozitje pa patentë shoferi, 6 gjoba janë vendosur për motoçiklistët, 85 sanksione janë vendosur për mos përdorim të rrypit të sigurisë dhe përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 84 masa për parkim të padrejtë, dhe 83 gjoba janë vendosur për mosmbajtje të maskës”, informojnë nga MPB.
Nga Ministria paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe dispozitat që të rritet siguria në komunikacion.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...