Mbi 60.000 shtetas të Maqedonisë kanë fituar pasaportë bullgare nga fillimi i vitit 2012 deri në mesin e qershorit 2018, thuhet në mediumet bullgare.
Maqedonasit kanë marr numrin më të madh të pasaportave sipas të dhënave të Komisionit për shtetësi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
26.108 persona kanë fituar shtetësinë bullgare sepse ka pasur njërin nga prindërit me shtetësi bullgare. Refuzim për të njëjtën kërkesë për pasaporta ka pasur 4.458, kurse arsyetimi ka qenë se nuk janë plotësuar kushtet, mos pasja e fakteve të tregojë origjinën dhe të tjera.
Tendenca për të marr pasaportë bullgare janë shumë, pasi që Bullgaria është pjesë e BE-së.
Aplikuesit nga Maqedonia, Ukraina, Shqipëria, Moldavia, Serbia, Romania dhe Greqia momentalisht presin që Komisioni t’ju jep shtetësinë. Njëra nga arsyet kryesore për nxjerrjen e dokumenteve është gjetjen e punës në vendet e BE-së pa problem.
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj