Nga lëndët e marra nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), rreth 17 janë në hetim, ndërsa rreth 47 në parahetim.
Këtë e tha prokurorja për krim të organizuar dhe korrupsion Vilma Ruskovska në një intervistë për “Kanal 5”. Ajo theksoi se PSP-ja nuk u shkatërrua nga askush tjetër, por nga Katica Janeva.
“PSP-ja do të ekzistonte ende nëse Janeva do të sillej siç duhet. Asgjë nuk është dëmtuar në rastin Perandoria. Çështja u dha për ekspertizë. Ekspertët tani po i shqyrtojnë dëshmitë. Nuk ka asnjë mundësi që kjo çështje të vjetrohet. Pastrimi i parave nuk vjetrohet. Katica përgjigjet sepse ajo ka marrë para për lirim nga paraburgimi dhe më pas ka marrë edhe para të tjera. Nuk mund të thoni për askënd, madje as për Kamçevin, derisa nuk ka aktvendim të plotfuqishëm se është kriminel”, tha Ruskovska.
E pyetur për rastin “Haraçi” dhe ku përfunduan paratë, ajo tha se kur ata bënë një ekspertizë të telefonit të Bojan Jovanovskit, sipas vendndodhjes së fotos, u vërtetua se paratë ishin në shtëpinë e prindërve të tij.
“Ka absolutisht prova që pasi u morën paratë, ato kanë përfunduar në shtëpinë e prindërve, ndërsa ku është çanta, publiku duhet ta dijë që paratë u dhanë në shkurt të vitit 2019, kurse Kamçevi erdhi për të raportuar më 2 maj, ne nuk ishim të përfshirë nga fillimi”, tha Ruskoska.
Sipas saj, çështja nuk është as ryshfet dhe as zhvatje, por siç tha ajo, kualifikimi i saj është i saktë – ndërmjetësim i paligjshëm.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik