Deri në fund të vitit 2023, qeveria ruse vendosi ndalimin e eksportit të pajisjeve ushtarake, armëve dhe avionëve, duke përfshirë helikopterët Mi-2, Mi-8, Mi-17 dhe Mi-26, për 40-të vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Siç njofton AIM, në vendimin e publikuar në portalin zyrtar për informim juridik të Qeverisë ruse, citohet se nga Rusia nuk guxojnë të eksportohen bartës raketor, karburantet për to dhe komponentët e karburantit, mjetet ajrore pa pilot që mund të fluturojnë më shumë se gjysmë ore, kamionë terrenor me të paktën tre sëpata dhe motor me volum prej të paktën 10 litra dhe automjete blinduese të rënda më shumë se pesë ton.
Sipas “Veçernje Novosti” të Beogradit, përveç helikopterëve të përmendur, ndalimi vlen edhe për fishekët dhe eksplozivët e ndryshëm, pajisjet e shikimit të natës, mikroelektronikën, pamjet optike, imazhet termike, matësit e distancës, pajisjet elektrovakum për pajisjet radio ushtarake, mjetet e mbrojtjes kundër armëve të zjarrit dhe shrapnel, si dhe elementë të blinduar për to.
Përveç Maqedonisë së Veriut, në listën e vendeve në të cilat produktet e përmendura nuk mund të eksportohen janë anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe Australia, Andorra, Lihtenshtajni, Mikronezia, Monako, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, San Marino, Singapori, Tajvani, Ukraina, Zvicra dhe Japonia.
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...