Në konferencën e përbashkët për shtyp kryetari i Kuvendit të Maqedonisë dhe si i Shqipërisë deklaruan se ardhmja e dy vendeve është brenda strukturave euro-atlantike.
Gjatë takimit dy homologët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
“Ramë dakord të mbështesim projektet për ndërtimin e linjës ndërlidhëse 4 mijë kilovoltsh mes Shqipërisë e Maqedonisë, apo zbatimin e projekteve madhore për zgjatimin e rrugës së Arbrit në segmentin Bllatë-Shkup dhe atë të Korridorit të 8, Durrës-Elbasan-Shkup. Vlerësuam përpjekjet e bëra nga pala maqedonase për ndërtimin e hekurudhës dhe zgjatimin e saj për të lidhur Ohrin me Linin. Ramë dakord që të dyja Parlamentet tona për adresimin e çështjeve të mbetura pezull nga marrëveshjet e mëparshme”, u shpreh Ruçi.
“Unë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit do të përpiqem që në kuadër të mundësive të mia të jap kontribut maksimalë që bashkëpunimi mes dy vendeve tona të thellohet edhe më shumë në të gjitha sferat”, deklaroi Talat Xhaferi./Alsat-M
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/574342666235292/
Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje
Zjarr në një ndërtesë në Indonezi, të paktën 17 të vdekur
Hamza: Guerot më njoftoi se se letrën time për heqjen e sank...
Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Organizatorët e protestës së 13 dhjetorit në Shkup: Do të kë...
IKD: Nga 444 të akuzuar për korrupsion më 2024 dhe 2025, vet...