Në Maqedoni qytetarët gjithnjë e më shumë makinat i drejtojnë pa leje për vozitje. Statistikat gjithashtu tregojnë rritje të numrit të makinave që nuk kanë vërtetim se janë të rregullta teknikisht.
Policia vitin e kaluar në rrugët e lindjes së vendit ka kapur 2.800 qytetarë pa leje për vozitje, ndërsa i ngjashëm është edhe numri i qytetarëve që kanë drejtuar makina të paregjistruara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ju tregojmë për pasojat dhe gjobat e larta dhe përmes leksioneve mundohemi që t’i edukojmë qytetarët dhe t’i njoftojmë me pasojat e mëdha që dalin nga drejtimi i makinave të paregjistruara dhe pa leje të vozitjes”, thotë Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip.
Nga Këshilli për Siguri në Trafik në Shtip thonë se nuk bëhet fjalë përr rritje rela, pasi analizat e tyre tregojnë se në shumicën e rasteve shkelësit e rregullava në komunikacion përsëriten.
Viti i kaluar ishte një nga vitet më të errëta në rrugët e rajonin lindor të vendit. Ai përfundoi me 30 viktima./Telegrafi/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...