Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
“Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në VK Bogorodicë dhe VK Tabanoc koha e pritje për dalje nga shteti është rreth një orë, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimine LAMM Maqedoni.
Nga LAMM shtojnë se në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi dhe se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të lartë.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit