Një kryerës i panjohur dje pasdite e ka rrëmbyer 23-vjeçaren Q.M. nga Shkupi dhe me dhunë e ka futur në automjetin e udhëtarëve me të cilin është nisur drejt Velesit.
Në afërsi të liqenit “Mlladost”, ajo ka arritur të ikë nga automjeti duke e kapur timonin dhe në këmbë është nisur drejt Velesit.
Siç kumtoi MPB-ja në buletinin policor, personi i panjohur i është afruar Q.M. dje rreth orës 15:40 në bul. “Vidoe Smilevski Bato” në Lisiçe të Re, kur ajo ka dalë nga ndërtesa ku punon, dhe e ka futur në automjetin me të cilin është nisur nëpër rrugën e vjetër Katllanovë-Veles, shkruan Tv21.tv.
MPB ka ndërmarrur masa për gjetjen e personit dhe për ndriçim të ngjarjes.
Asllani u kthehet golave, i teti në Bundesligën gjermane
Flamuri i Kosovës ngritet në Çikago për 18-vjetorin e Pavarë...
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...