Turistët korean, të cilët u sulmuan verbalisht nga një person në Shkup, kanë treguar se si ka rrjedhë ngjarja dhe si pamjet e sulmit ndaj tyre u bënë virale në internet.
Një prej turistëve të cilët në Shkup kishin ardhur për mision paqeje, Edi Çoi, për “Vidi Vaka”, tha se ata nuk kanë dashur të nxjerrin problem dhe vendosën ta injorojnë personin, i cili i ngacmoi me fjalët “coronavirus”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përnjëherë një person erdhi para neve, kishte kamerë dhe filloi të bërtasë: Kina, korona. Ne nuk dëshironim të nxjerrim problem dhe vendosëm ta injorojmë. Pastaj ai u largua dhe disa orë më pas u publikua video nga ajo që ndodhi”, tha Edi Çoi.
Ai deklaroi se është befasuar pas publikimit të videove, pasi ka pasur qytetarë që e kanë njohur dhe i kanë kërkuar falje.
“Pas problemit edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe komuna na kontaktoi dhe na kërkoi falje. Reaguan shpejt dhe ishim të kënaqur. Gjithashtu edhe mediat raportuan, gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha ai.
Sulmi me fjalë raciste ndodhi përderisa ata ishin duke pritur për takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup.
Ndërsa theksojmë se ata në Maqedoninë e Veriut ndodheshin për të mbajtur ligjërata për paqe dhe siguri.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...