Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në stacionin policorë në Draçevë, mëson “Fokus”. Sipas të njejtave informacione, në këtë përleshje kanë qenë të përfshirë ndihmës komandanti dhe shefi i ndërrimit, dhe nga ky incident të dy kanë përfunduar me lëndime, edhe atë njëri prej tyre me hundë të thyer.
Shumë shpejtë në vendngjarje kanë arritur ndihma e shpejtë, inspektorët nga deliktet e përgjakshme, por edhe përfaqësues nga kontrolli i brendshëm i MPB-së.Nga MPB konfirmuan incidentin, duke theksuar se kontrolli i brendshëm kishte intervenuar menjëherë.
Nga MPB për “Fokus” thanë se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit. Gjithnjë sipas informatave jozyrtare, të dy pjesëmarrësve në zënkë u janë konfiskuar armët. Në këtë stacion policor marrëdhëniet ndërmjet të punësuarve prej kohësh kanë qenë të tensionuara, dhe si rrjedhojë e kësaj shumë shpesh kanë ndodhur incidente.
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës