Formulari PLF (Passenger Locator Form), i cili është i detyrueshëm për hyrje në Greqi prej 20 muajsh, qoftë për shtetas grekë apo turistët e huaj dhe pavarësisht mënyrës së udhëtimit dhe hyrjes në vend, do të hiqet nga data 15 mars 2022.
Siç njofton AIM, obligimi specifik, si për të gjithë turistët, vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë drejt fqinjit jugor.
Ministri i Turizmit i Greqisë Vassilis Kikilias njoftoi sot se “me rekomandim të Komisionit të Epidemiologëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga data 15 mars 2022 plotësimi i Formularit të Gjetësit të Pasagjerëve (PLF) për të gjithë vizitorët nga të gjitha vendet për të hyrë në Greqi, do të shfuqizohet”.
“Heqja e PLF-së lehtëson procesin e hyrjes së turistëve, duke e transferuar theksin në kontrollin e certifikatave të vaksinimit”, tha Kikiljas.
Ai shtoi se përveç kësaj, Komisioni propozoi rritjen e kapacitetit të autobusëve turistikë nga 85% në 100%.
Plotësimin e detyrueshëm të formularit PLF, Greqia e vendosi më 1 korrik 2020.
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...
Hera e gjashtë në histori/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjis...
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde, i kërkonin ...
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman