Lëvizja Besa në parim nuk e mbështet idenë e kryeministrit Zaev për Qeveri të Zgjeruar. Kastriot Rexhepi tha se Qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike janë në raste krize.
Ai tha se opozita është një faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast nuk do të kemi opozitë.
“Mendojmë që Qeveritë e zgjeruara ku përfshihen të gjitha subjektet politike zakonisht janë në raste krize kur nuk funksionojnë institucionet apo kur është rasti për krizë më të madhe. Për momentin nuk është ajo gjendje kështu që nuk shohim arsye, pse përveç se shprehet një vullnet të për kyçjen edhe subjektet tjera dhe mendojmë që opozita është faktor i rëndësishëm dhe në këtë rast do të kishim ngel pa opozitë”, deklaroi për TV21, Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa.
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...