Remenski thirret për të dëshmuar në Prokurori

15:47 | 3 Shtator 2019
Arbresh Info

Siç raporton ‘Plusinfo’, deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski nesër do të duhet të deklarohet për rastin ‘Zhvatja’ në Prokurorinë Publike.

Deputetja e partisë maqedonase në pushtet është kryetare nderi i ‘Lidhjes ndërkombëtare’ të Bojan Jovanvoski. Ajo më herë ka demantuar zërat se ajo bashkërisht me burrin e saj është e përfshirë në aferë ku të dyshuar kryesorë janë Bojan Jovanovski, Zoran milevski dhe Katica Janeva.

“Prezantimi selektiv i përmbajtjes së procesverbalit me manipulime dhe përfundime dhe interpretime të gazetarëve për ndonjë përfshirje të burrit tim në rastin ‘Zhvatja’ i vlerësoj si të pavërteta dhe shpifje”, shkroi Remenski në ‘Facebook’.

Ndryshe, sot deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ju bëri thirrje të gjithë politikanëve që janë fotografuar dhe janë shoqëruar me të dyshuarit e rastit ‘Zhvatja ’ dhe të deklarohen në prokurori.

Shpërndaje në rrjete sociale