Blerim Reka, kandidati për president, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, mbrëmë vazhdoi fushatën e tij në Veles dhe në fshatin Jablloçishtë të poshtme dhe të epërme.
Ai tha se Republika nuk njeh demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë. Sipas tij, vetëm sundimi i ligjit dhe të drejtës mund të çrrënjosë qeverisjen e oligarkëve.
Strategjia jonë është shikimi i qytetarëve sy më sy, përballja me ta, vizita fshat më fshat dhe kërkesa e votës derë më derë. Nuk është me rëndësi a është fshat I madh apo I vogël, me rëndësi është të jeni votues dhe e drejta e votës është e drejt e shenjtë, është e drejtë e juaja dhe mos lejoni të manipulojnë me votat tuaja – deklaroi Blerim Reka, kandidat për president./alsatm/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj