Kandidati për president Blerim Reka, i cili e ka mbështetjen e Besës dhe Aleancës për Shqiptarët, sot do të mbajë tubim qendror, ndërsa si qytet në të cilin do të mbahet ngjarja kryesore në fushatën e tij para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale është zgjedhur Tetova.
Dy kandidatët e tjerë të këtyre zgjedhjeve të gjashta presidenciale vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore. Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova do ta promovojë kandidaturën e saj presidenciale në Kratovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa Stevo Pendarovski i cili mbështetet nga LSDM dhe koalicioni do t’i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc ndërsa në Gjevgjeli do të mbahet tribunë e hapur qytetare.
Fushata për raundin e parë të zgjedhjeve është nga fundi, zyrtarisht filloi më 1 prill do të zgjasë deri më datën 19 në mesnatë, me ç’rast pason heshtje zgjedhore prej 24 orëve. Të dielën më 21 prill votuesit do të dalin në vendvotime dhe do të votojnë në raundin e parë të garës presidenciale./medial.mk
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit