Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.327 testime dhe janë regjistruar 400 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja, gati gjysma janë nga Shkupi 198, Tetova 16, Kumanova 28, Prilepi 14, Gostivari 9, Shtipi 8, Manastiri 7, Velesi 14, Ohri 12, Strumica 7, Kavadari 19, Struga 7, Koçani 5, Kërçova 8, Gjevgjelia 1, Negotina 2, Dibra 10, Resnja 4, Kriva Pallanka 4, Radovishi 3, Berova 3, Dellçeva 8, Probishtipi 6, Makedonski Brod 2, Krusheva 2, Makedonska Kamenica 1 dhe Demir Kapia 2, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sot ISHP regjistroi 206 pacientë të shëruar prej të cilëve 146 janë nga Shkupi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 11 persona prej të cilëve 5 janë nga Shkupi, dhe nga një në Strumicë, Kavadar, Strugë, Koçan dhe Pehçevë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 89.392 pacientë me COVID-19, ku prej tyre 73.983 janë shëruar dhe 2.726 kanë humbur jetën. Në Maqedoni për momentin ka 12.683 raste aktive.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...