Mbi 500 mijë qytetarë janë regjistruar në nëntë ditët e para të Regjistrimit të popullsisë. Enti Shtetëror për Statistika vlerëson se regjistrimi vazhdon me intensitetin e dëshiruar, ndërsa kryeministri Zaev pret që ky regjistrim të përfundojë me sukses më 30 shtator.
Regjistrimi në fillim kishte probleme teknike që u tejkaluan me përditësimin e softuerit.
Kryeministri Zaev falënderoi qytetarët të cilët e njohin rëndësinë e zbatimit të regjistrimit të popullsisë.
“Pres që regjistrimi të vazhdojë me dinamikën e paraparë dhe të gjithë aktivitetet të përfundojnë deri më 30 shtator”, u shpreh Zaev në Facebook.
ENSH gjatë ditës së djeshme njoftoi se deri në ora 18:00 janë regjistruar 502.000 persona, ndërsa mundësinë e vetregjistrimit të popullsisë jashtë Maqedonisë së Veriut e kanë shfrytëzuar 192.538 persona.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave zyrtarisht filloi më 5 shtator dhe do të zgjasë deri më 30 shtator./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit