Ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski nga Budapesti, ku ka kërkuar azil politik, kërkoi që Gjykata e Apelit në Shkup të shfuqizojë masën e paraburgimit, të cilën gjykata e refuzoi, transmetojnë mediat e Maqedonisë së Veriut.
Pas arratisjes në Budapest, gjykata maqedonase urdhëroi kërkoi arrestimin e Gruevskit për pikat që ai akuzohet, dhe ai paraqiti ankesa në Gjykatën e Apelit në Shkup ku kërkoi që masa e kujdestarisë të hiqet.
Kjo thuhet në raportin e shtatë të Prokurorisë Speciale në Maqedoni, i cili publikohet çdo gjashtë muaj.
Ankesat e paraqitura nga ish-kryeministri maqedonas përmes avokatit u refuzuan si të pabazuara.
Arrestimi i Gruevskit kërkohet për rastet “TNT”, “Traktor” dhe “Dhuna në Komunën Qendra”.
Gruevski është gjykuar në mungesë në të gjitha rastet e lartpërmendura.
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...